"Jetojnë mes luksit me taksat tona..." - Britanikët "shpërthejnë" ndaj emigrantëve të paligjshëm: Kanë më shumë të drejta se...

Banorët e Eppingut kanë premtuar të vazhdojnë protestat e tyre pas vendimit të Gjykatës së Apelit që lejon Ministrinë e Brendshme të mbajë të hapur Hotel Bell, ku strehohen 138 azilkërkues.

Vendimi anuloi një urdhër ndalimi të mëparshëm që do të mbyllte hotelin pas 12 shtatorit, duke dhënë një fitore të rëndësishme për Qeverinë.

Avokatët e Sekretares së Brendshme argumentuan se mbyllja e hotelit do të krijonte një precedent të rrezikshëm për këshillat e tjera lokale.

Vendimi ka nxitur zemërimin e banorëve, të cilët kanë protestuar javë pas jave. Organizatorja Sarah White tha se komuniteti ndihet i braktisur dhe shqetësuar për sigurinë publike. Këshilltari lokal konservator Shane Yerrell shprehu indinjatën e tij, duke përmendur incidente të mëparshme që lidhen me banorët e hotelit dhe fëmijët e komunitetit.

Në një seancë të rëndësishme dëgjimore, Gjykata e Apelit anuloi një urdhër ndalimi të dhënë më parë këtë muaj, i cili do t’u kishte ndaluar 138 azilkërkuesve të strehoheshin në Hotelin Bell në Epping, Essex përtej 12 shtatorit.

Gjyqtarët vendosën gjithashtu që Ministria e Brendshme  mund të ndërhynte në këtë rast, në një fitore të rëndësishme për Qeverinë.

Avokatët e Sekretares së Brendshme Yvette Cooper  kishin argumentuar se mbyllja e hotelit do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’ që do të kishte inkurajuar padi të ngjashme nga këshilla të tjera.

Por  udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch,  tha: “ Keir Starmer ka treguar se i vendos të drejtat e emigrantëve të paligjshëm mbi të drejtat e britanikëve që duan vetëm të ndihen të sigurt në qytetet dhe komunitetet e tyre.” 

Udhëheqësi i protestës, Nigel Farage,  e përsëriti këtë, duke shkruar në X: “Emigrantët e paligjshëm kanë më shumë të drejta sesa njerëzit e Essex-it. Reform UK do t’i japë fund kësaj.”

Banorët argumentojnë se vendimi tregon se të drejtat e azilkërkuesve po vendosen mbi të drejtat e banorëve, dhe paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë. Mbrëmë pati demonstrata të reja jashtë Hotel Bell, ndërsa policia e Essex-it ishte e pranishme për të mbajtur rendin.

Protestat pritet të rriten, ndërsa fëmijët kthehen në shkollë javën e ardhshme dhe shqetësimi për sigurinë e tyre mbetet i lartë.//DailyMail