Softa: Nuk e kemi zgjidhur çështjen e pronave, konfliktet shkojnë deri në krime të rënda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2025, 20:57
Përmes një interviste në Ora News, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vendi ynë vazhdon qysh nga vitet 1990 të ketë akoma probleme me pronat.
Softa: Nuk e di nëse ka një vend tjetër që nuk ka zgjidhur akoma problemin e pronës qysh nga vitet ’90 kur u kthye prona, filluan këto problem dhe sot e kësaj dite nuk janë të zgjidhura. Sa herë del një ndërtim, na dalin 2 pronarë të truallit me letra të rregullta.
Në Tiranë dhe në zonën e jugut shpesh dalin pronarë të shumtë me letra. Problematikat në zonën e jugut vazhdojnë, kur në një pronë ka mbi 2-3 pronarë, sidomos kur ndodhin në familje dhe vijnë e agravojnë deri në ngjarje të rënda.