STARSHIP ARRIN SUKSES HISTORIK/ SpaceX përfundon fluturimin e dhjetë testues me ulje perfekte (FOTO+VIDEO)

SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin e dhjetë testues të raketës gjigante Starship, më të fuqishmes në botë. Lançimi u krye nga qendra Starbase në Teksas, pas disa dështimeve dhe vonesave për shkak të problemeve teknike dhe motit. Raketa lëshoi tetë satelitë testues në orbitë dhe më pas u ul me sukses në Oqeanin Indian. Ky është një hap i madh drejt misioneve të ardhshme në Hënë dhe Mars.

Një tjetër kapitull i rëndësishëm në historinë e eksplorimit hapësinor. SpaceX ka përfunduar me sukses testin e e dhjetë të fluturimin të raketës Starship, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë.

Lançimi u krye nga Starbase, qendra hapësinore e kompanisë në Teksas, të martën në mbrëmje, pas dy shtyrjeve të mëparshme për shkak të defekteve teknike dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

Gjatë misionit, Starship ndau me sukses përforcuesin Super Heavy dhe lëshoi në orbitë tetë satelitë testues, duke përmbyllur për herë të parë një fluturim plotësisht të suksesshëm.

STARSHIP ARRIN SUKSES HISTORIK/ SpaceX përfundon fluturimin e dhjetë

Pas rreth një ore në hapësirë, raketa u ul me sukses në Oqeanin Indian, siç ishte parashikuar. Elon Musk përgëzoi ekipin, duke e quajtur fluturimin "një hap gjigant drejt të ardhmes".

STARSHIP ARRIN SUKSES HISTORIK/ SpaceX përfundon fluturimin e dhjetë

Ky sukses vjen pas një serie sfidash. Vetëm muajin e kaluar, raketa u shpërthye gjatë rihyrjes në atmosferë, ndërsa dy nisje të tjera më herët përfunduan me shkatërrim.

STARSHIP ARRIN SUKSES HISTORIK/ SpaceX përfundon fluturimin e dhjetë

Starship është ndërtuar mbi filozofinë e ripërdorshmërisë së plotë dhe ka si objektiv uljen e kostove për misionet hapësinore.

SpaceX dhe NASA synojnë të përdorin këtë raketë për misionin Artemis 3 drejt Hënës në vitin 2027, ndërsa Musk shpreson për një mision të parë drejt Marsit në 2026.

STARSHIP ARRIN SUKSES HISTORIK/ SpaceX përfundon fluturimin e dhjetë

Një nisje e suksesshme, një ulje perfekte dhe një hap më afër udhëtimeve ndërplanetare.