INDIA RIKTHEHET NË HAPËSIRË! Dërgon astronautin e saj të parë në hapësirë pas 41 vitesh
India ka dërguar astronautin e saj të parë në hapësirë pas 41 vitesh, si pjesë e misionit ndërkombëtar Ax-4. Nisja nga Florida u prit me festime në gjithë Indinë dhe një mesazh emocionues nga astronauti për popullin indian. Misioni përfshin edhe 60 eksperimente shkencore, shtatë prej të cilave indiane. Kjo shënon një hap të madh drejt ambicies së Indisë për të dërguar astronautë në Hënë dhe për të ndërtuar një stacion hapësinor deri në 2035.
India është kthyer në hapësirë, pas 41 vitesh, një astronaut indian ka fluturuar drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Kapiteni i Grupit Shubhanshu Shukla, një pilot 39-vjeçar i Forcave Ajrore Indiane, është bërë pjesë e ekuipazhit të misionit Ax-4, të organizuar nga Axiom Space dhe SpaceX.
Nisja nga Florida u prit me festime në gjithë Indinë dhe një mesazh emocionues nga astronauti për popullin indian.
Festime shpërthyen në qytetin e tij të lindjes, Lucknoë, ku prindërit e astronautit dhe qindra nxënës ndoqën nisjen në transmetim të drejtpërdrejtë.
Shukla, i emocionuar, tha: “Po rrotullohem mbi Tokë me flamurin indian mbi shpatullë. Ky është fillimi i fluturimit hapësinor të Indisë.”

Gjatë dy javëve në ISS stacioni nderkombaret hapsinor, ai do të ndihmojë në kryerjen e mbi 60 eksperimenteve shkencore – nga rritja e farërave në mikrogravitet deri te studimi i efekteve te trupi njerëzor.
Ky është fluturimi i parë indian në hapësirë që nga viti 1984, kur Rakesh Sharma fluturoi me një mision rus.
India synon një stacion hapësinor deri në 2035 dhe një astronaut në Hënë deri në 2040.
Kryeministri Narendra Modi përshëndeti lançimin e suksesshëm dhe tha se astronauti indian "mbart me vete dëshirat, shpresat dhe aspiratat e 1.4 miliardë indianëve". Ai e e cilësoi misionin si "një hap gjigand për ambicien hapësinore indiane".
India është kthyer në orbitë, me sytë drejt të ardhmes dhe një brez të ri që ëndërron më larg se kurrë më parë.

