SUPERINTELIGJENCA ARTIFICIALE! Mark Zuckerberg zbulon planet për “trurin dhe muskujt” e AI

Mark Zuckerberg do të investojë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar qendra gjigante të inteligjencës artificiale në SHBA, duke përfshirë qendrën Prometheus me sipërfaqe sa Manhattani. Ai do të funksionojë si “truri dhe muskujt” e AI-së për të përmirësuar shpejtësinë dhe saktësinë e saj.

Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompania e tij, Meta, do të investojë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar qendra gjigante të inteligjencës artificiale në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai dëshiron të arrijë atë që e quan superinteligjencë, duke ruajtur dhe analiziuar të dhënat e sjelljes së përdoruesve të saj dhe përmirësimin e algoritmeve të AI-së.

Cilat tema janë më të rëndësishme? Çfarë lloj pyetjesh kanë më shumë nevojë për përgjigje më të mira? dhe të tjera informacione si këto Mark thotë se do të optimizohen që AI të funksionojë më të shpejtë, më zgjuar, dhe më saktë.

Këto qendra nuk do të jenë thjesht “depo serverash” për të ruajtur të dhëna, por do të funksionojnë si “truri dhe muskujt” e inteligjencës artificale.

Qendra e parë e të dhënave me shumë gigavat, e quajtur Prometheus, pritet të vihet në funksion në vitin 2026, tha Zuckerberg.

Si njësi ajo është llogaritur të jetë Manhattani që ka një sipërfaqe prej rreth 59.1 kilometra katrorë, pra do të jetë pothuajse po aq e madhe sa një nga lagjet më të njohura dhe të mëdha të Nju Jorkut.

Aktualisht ekzistojnë të paktën 10,000 qendra të dhënash në të gjithë botën që strehojnë informacion dixhital me shumicën e tyre të vendosura në SHBA, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Qendrat e të dhënave të drejtuara nga inteligjenca artificiale shpenzojnë energji dhe ujë për t’i mbajtur serverat në  temperaturën efikase.

Një studim vlerëson se këto qendra mund të konsumojnë 1.7 trilion gallonë ujë globalisht deri në vitin 2027.

Një kërkesë e vetme e inteligjencës artificiale për shembull, një pyetje drejtuar ChatGPT mund të përdorë afërsisht një shishe të vogël uji prej 250 ml.