PROPOZIMI PËR IA/ Li Qiang: Të krijohet një organizatë globale për koordinimin në zhvillimin e inteligjencës

Kina ka deklaruar të shtunën ambicien e saj për të krijuar një organizatë ndërkombëtare për bashkëpunim global në fushën e inteligjencës artificiale, në përpjekje për të ofruar një alternativë ndaj dominimit amerikan në këtë teknologji transformuese.

Kryeministri kinez Li Qiang propozon në krijimin e një organizate globale për koordinimin në zhvillimin e inteligjencës globale.

Deklaratën e bëri në  në Konferencën Botërore që po mbahet në Shanghai, ku theksoi se Pekini dëshiron të ndihmojë në koordinimin e përpjekjeve globale ku qëllimi do të jetë dhe ndarja e risive në përparimet teknologjike. Këtu është theksuat  veçanërisht për vendet në të ashtuquajturin “Jug Global” – një term që i referohet shteteve në zhvillim, kryesisht në hemisferën jugore.

Li paralajmëroi se AI nuk duhet të shndërrohet në një “lojë ekskluzive” të disa vendeve apo korporatave, një koment që shihet si referencë indirekte ndaj Shteteve të Bashkuara. Këto të fundit, nën administratën e presidentit Donald Trump, publikuan të mërkurën një strategji për të zgjeruar eksportet e AI-së drejt aleatëve, në përpjekje për të ruajtur avantazhin ndaj Kinës.

Kryeministri kinez  shtoi se është thelbësore të ndërtohet një kornizë ndërkombëtare me konsensus të gjerë për menaxhimin e rreziqeve që sjell zhvillimi i AI-së, përfshirë edhe mungesën e çipave të avancuar dhe kufizimet në shkëmbimet e talenteve ndërkombëtare.

Megjithatë vetë kina shpesh është akuzuar për keqpërdorim te teknologjisë si dhe për përdorimin për spiunazh. Në mjaft raste madje është apeluar të kufizohet përdorimi i prodhimeve të saj.