VIDEO/ “POLICIA-POLICIA!” - 22-vjeçarit nga Burreli i bëhet “pritë” në tunelin e Murrizit, i gjenden armë në makinë. Ja kujt do ia shiste
Po transportonte 2 armë zjarri automatike nga Burreli për në Tiranë, arrestohet pas një operacioni të befasishëm 22-vjeçari në “Tunelin e Murrizit”, në Rrugën e Arbrit.
Operacioni është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, i koduar “Tuneli”. I arrestuari është Ardit Doçi, banues në Burrel, i cili dyshohet se do i shiste armët në kryeqytet, te grupet kriminale.
U sekuestruan si prova materiale pas kontrollit të makinës, 2 armët e zjarrit, 4 krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.
Policia e Tiranës njofton se: "Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”.
U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:
A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

