FOTO+VIDEO/ Marrin flakë shkurret dhe ferrat, rrezikohet biznesi i Zef Bekës në afërsi të superstradës Lezhë–Milot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 14:06
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot.

Për shkak të përhapjes së flakëve nga era, në rrezik janë edhe disa banesa përreth, si dhe një restorant i madh dasmash në pronësi të këngëtarit të njohur Zef Bekës, që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të penguar përhapjen e flakëve dhe për t’i vendosur ato nën kontroll.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.
