Shqetësonin dhe k*rcënonin disa vajza në telefon, procedohen penalisht 3 persona në Tiranë
Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht dhe arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu kanë bërë me dije se 3 shtetas janë nën procedim penal pasi shqetësuan dhe kanosën nëpërmjet celularit disa vajza.
Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 25 vjeç, pasi në pronën e tij, në fshatin Baldushk, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
ndaluan shtetasin Xh. K., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka zënë një hapësirë publike, duke e shfrytëzuar si parkim privat;
-E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 32 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. I;
-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe O. B., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit të banesës, 30-vjeçarit iu gjet e sekuestrua një armë gjahu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Q., 24 vjeç, H. Q., 23 vjeç, L. S., 18 vjeç, dhe D. S, 50 vjeç, pasi në rrugën “Jeronim De Rada” për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Më pas shtetasi K. Q ka goditur me sende të forta shtetasit L. S dhe D. S, të cilët pas konfliktit i kanë dëmtuar automjetet në pronësi të 24-vjeçarit;
-po punojnë për shoqërimin e shtetasit A. R., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin H. T dhe më pas është larguar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin J. T., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin shtetasin K. L, 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën;
-arrestuan shtetasin R. Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri” ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin S. C., 48 vjeç, pasi ka përplasur me automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur këmbësoren shtetasen K. Gj., 34 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-me datë 25.08.2025;
shtetasi O. D., 41 vjeç, kallëzon se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë, gjatë kohës që ai nuk ndodhej aty. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
-shtetasja M. B, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në rrjetet e saj sociale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

