Zjarri në pyllin e Poros, jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata, flakët shkrumbojnë masivet pyjore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 19:34
Vijon të jetë kritik zjarri në pyllin e Poros, teksa situata vijon të përkeqësohet.
Flakët kanë përparuar duke djegur masive pyjore, kryesisht me pisha, dhe po afrohen drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë.
Në këto momente, në terren ndodhen forca të shumta të zjarrfikëses dhe emergjencave civile, ndërsa një helikopter po operon duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat e zjarrit.