PAMJET/ IKMT zbarkon në Drimadhes, gati për operacionin e rrafshimit të objektit pa leje të Helidon Gjikokës
IKMT Qendrore zbarkon në Drimadhes, rrethon objektin pa leje të ndërtuar nga Helidon Gjikoka.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) Qendror ka ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes në zonën e Drimadhes.
Objektivi i operacionit ishte një ndërtim pa leje i ngritur nga Helidon Gjikoka, i njohur nga banorët si një ndër emrat e botës së krimit në jug të vendit.

Operacioni po shoqërohet me praninë e forcave të shumta të Policisë së Shtetit, të DVP Vlorë, të cilat rrethuan perimetrin për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aksionit, me qëllim prishjen e objektit tek kompleksi "Amber Beach".
Burime pranë policisë bëjnë me dije se ndërhyrja është pjesë e aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare, ndërsa pritet që objekti i paligjshëm të shembet brenda ditës së sotme.

