VIDEO/ PANIK në Lushnjë - Zjarr në një pallat, dhjetëra banorë bllokohen brenda! 4 persona dërgohen në spital, 1 grua e asfiksuar
Një zjarr ka shkaktuar panik dhe ankth në një bllok pallatesh pranë Bulevardit të Palmave në Lushnjë, pas shpërthimit të një paneli elektrik.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në gjithë ndërtesën, duke përfshirë dhe sistemin e ashensorëve.
Zjarri, i cili përfshiu kabllot elektrike dhe materiale plastike, u shoqërua me një tym të dendur që vështirësoi ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe të policisë, të cilët u angazhuan për të shpëtuar banorët që ndodheshin në apartamente.
Për fat të mirë, flakët janë vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër nga shërbimi zjarrfikës, por disa persona që kishin probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Nderkaq raportohet secnjë grua është asfiksuar nga tymi, por fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.
Aktualisht, energjia elektrike ende nuk është rikthyer në bllokun e pallateve të prekura. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë konfirmuar se në apartamentet e përfshira nga tymi nuk ka më persona në rrezik.

