Zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe vazhdon me short
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 16:34
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka propozuar që të vijohet me propozimin e kanididatëve me short. Tri herë radhazi i propozuari i Listës Serbe për nënkryetar të kuvendit, Sllavko SImiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këtë post.
Basha ka kërkuar nga Simiq që të propozojë emër tjetër për nënkryetar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Aktualisht administrata po bën përgatitjet për votimin me short.
Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.