Kriza në Kosovë/ Qalaj: Grupi parlamentar i PDK-së mblidhet për qëndrimin për votim të kryetarit të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 10:39
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, njoftoi se para fillimit të seancës së sotme, grupi parlamentar i PDK-së do të mbajë një mbledhje për t’u koordinuar rreth qëndrimit lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Do ta kemi një mbledhje tash. Sigurisht”, tha Qalaj.
