EMRAT/ Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 14:38
Seanca parlamentare ka rinisur në Kuvendin e Kosovës, ku tashmë është zgjedhur kryetar, Dimal Basha. Pas rikthimit në Kuvend, deputetët kanë votuar edhe për nënkryetarët.
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë nga partitë shqiptare me vota 101 pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.
Ndërkohë, dy nënkryetarët e tjerë duhet të propozohen nga pakicat.
