Shqiptari dhe greku kapen duke vjedhur një apartament me Airbnb – ndërhyrja përfundon me plagosje
Dy persona, një 42-vjeçar shqiptar dhe një 33-vjeçar grek, u vunë në pranga mbrëmjen e së dielës, 24 gusht 2025, në Selanik, pasi u kapën duke vjedhur pajisje nga një magazinë.
Si ndodhi ngjarja
Autorët u kapën nga përgjegjësi i apartamenteve me qira afatshkurtër (Airbnb), në momentin kur ndodheshin brenda një magazine të një ndërtese dhe kishin marrë pajisje elektrike dhe artikuj hidrosanitare.
Në përpjekje për t’i ndaluar, përgjegjësi u sulmua dhe u plagos me thikë nga 42-vjeçari.
Hetimet
Nga verifikimet e kryera nga policia e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Kullës së Bardhë, u zbulua se autorët, në një kohë të mëparshme, kishin marrë çelësat e apartamenteve me qira nga një kuti speciale dhe, duke i përdorur, kishin arritur të hapnin magazinën.
Njoftimi i Policisë:
“Mbrëmjen e datës 24.08.2025 u arrestuan dy persona për grabitje, një 42-vjeçar i huaj dhe një 33-vjeçar grek. Ata u kapën nga përgjegjësi i apartamenteve me qira afatshkurtër, brenda një magazine, duke marrë pajisje elektrike dhe artikuj hidrosanitare.
Në përpjekje për t’i penguar, përgjegjësi u plagos me thikë nga 42-vjeçari. Hetimet zbuluan se autorët kishin marrë më herët çelësat e apartamenteve dhe i përdorën për të hyrë në magazinë.”
Të arrestuarit, me dosjen penale të ngritur ndaj tyre, pritet të dalin para Prokurorit të Selanikut./Noa.al

