Bahtiri: Urime ura mbi Ibër, shumë shpejt edhe urimi për kryetar të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2025, 10:45
Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, uroi qytetarët e Kosovës për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër.
Ai shtoi se shumë shpejt mund të vijë edhe një tjetër urim, ai për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Jam tepër i lumtur, urime për të gjithë,” tha Bahtiri, raporton Ekonomia Online.
