K*nosi me th*kë bashkëshorten e tij, procedohet penalisht 79-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 10:37
Një konflikt familjar ka përfunduar me tensione të forta në Tiranë, ku një 79-vjeçar ka kanosur bashkëshorten e tij me një mjet prerës.
Rasti është duke u hetuar dhe pritet të zbardhen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. G., 79 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur me një mjet prerës bashkëshorten e tij.

