Makina aksidenton të moshuarën dhe vajzën e mitur në Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Një automjet ka përplasur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat në momentin e aksidentit po kalonin nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës.

E moshuara ka marrë demtime të shumta, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.