Llazo: Inteligjenca artificiale po na përdor më shumë sesa ne atë, jemi akoma të papërgatitur

Përmes një interviste në Ora News, Ana Llazo ekspertja e edukimit, tha se inteligjenca artificiale është duke na përdorur më shumë ne sesa ne atë, sidomos tek moshat e reja.

Llazo: Aktualisht në momentin që jemi duke folur inteligjenca artificiale është duke na përdorur më shumë sesa ne atë, sidomos tek moshat e reja. Edhe bota ku po jetojmë po përparon dhe zhvillohet drejt një inteligjence të tillë. Edhe fëmijët e vegjël janë shumë të fokusuar tek telefoni bashkë me inteligjencën artificiale që po përparon shumë. Jemi të papërgatitur përballë kësaj inteligjence, sidomos në shkolla.