Vr*sja e 32-vjeçarit për një kanal vaditës në Divjakë/ Sot jepet masa e sigurisë për autorin

Ditën e sotme në orën 13:20 do të jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë. Autori i dyshuar është Xhesion Toromeni, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij.

Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Kryekuq të Divjakës.