Sikur Arbër Veliaj të bëhej i penduar!
Arbër Veliaj ishte sot i thirrur në SPAK nga prokurorët, për tu marrë në pyetje.
Ai, në dalje nga Prokuroria e Posaçme, deklaroi se ishte paraqitur vullnetarisht.
Se si shkohet me vullnet të lirë në Prokurori, në një orar të caktuar, dhe Pritesh nga prokurori, bashkë me hetuesit, për t'u marrë në pyetje, këtë e di vetëm Arbër Veliaj dhe sot nuk na tregoi asgjë tjetër, thjesht e vetëm që është vëllai i Erionit.
Në fakt, për të shpëtuar Erionin, meqë e ka vëlla dhe e do vërtetë, ai duhet të bëhet pak bashkëpunëtor i drejtësisë. Se zullumet i kanë bërë, paratë i kanë marrë dhe mjafton të lehtësojnë pozitën e tyre; Arbri i pari, duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Kështu do të ndihmonte edhe të vëllain dhe të ikin nga delirancat dhe sjelljet publike të tipit idiot se mund të shkojë SPAK kur do ai dhe të takohet me prokurorët kur do ai.
Në fakt, për Arbër Veliajn ka një hetim, është marrë si i pandehur te dosja e parë e Erion Veliajt dhe ka një fraksion tjetër, një dosje tjetër hetimore, që duket se lidhet ngushtë me ‘Gogel Holding’.
Prandaj edhe tri ditë më parë shpërtheu Erion Veliaj, Mero Baze dhe nuk shpërthyen kot. Shpërthyen nga belaja dhe halli i madh.
Janë paratë me të cilat Erioni urdhëroi nga burgu të merren kompani lobimi, studio avokatie, të bëhen shkrime kundër SPAK, e të tjera.
Dhe sot jemi përballë faktit që në Shqipëri kemi dy medie anti-SPAK, një që është e opozitës, siç është ‘Syri’, afër ish-kryeministrit Berisha që ka qenë gjithmonë akuzues dhe drejtpërdrejtë kundër SPAK-ut dhe kreut të saj, Altin Dumani. E tani, së fundmi, me arrestimin e Erion Veliajt, është bërë edhe Mero Baze, por edhe medie të tjera që publikojnë shkrime të sponsorizuara nga Arbër Veliaj, shkrime që botohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.
Kjo është arsyeja pse para tri ditësh plasën sulmet e Veliajt dhe Mero Bazes kundër SPAK-ut dhe tani jemi përballë faktit se shqetësim të madh pas hallit të Erionit, kanë lekët. Janë lekët që administrohen nga Arbri dhe ai bën mirë t’i tregojë shpejt, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë./Marrë nga CNA

