Mero Baze reklamon hotelin e tij 10 milionë dollarësh

Një gazetar që qelb erë si Mero Baze ka reklamuar hotelin e tij 10 milionë dollarësh, i cili është në emër të djalit të tij, Regon Baze, në një nga perlat e turizmit në Shqipëri, në Ksamil.

Një hotel që është ndërtuar me 200-300 mijë euro kredi, ndërsa investimi ka qenë me miliona euro.

Sipas të dhënave, ky objekt është regjistruar në datën 30 korrik të vitit 2021. Hoteli në Ksamil ka pishinë në tarracë, ka plazh privat, ka dhjetëra dhoma, është një hotel luksoz, i cili deklarohet se ka kushtuar sa një apartament.

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme që Mero Baze të ketë pastruar para. Një hotel me 300 mijë euro nuk mund të ndërtohet, sidomos në atë zonë, në Ksamil.

Në faqen e tij në “Facebook” ku reklamon vetëm përçartjet e tij që tashmë s’i lexon askush ka reklamuar “beach bar”-in e hotelit Porta në Ksamil.

Më poshtë mund të shihni postimin e Mero Bazes, gazetarit që qelb erë, ku reklamon disa nga ambientet e hotelit dhe “beach bar”-it.

Kështu, Mero Baze më në fund e ka pranuar hotelin, pasi e ka reklamuar edhe në rrjetet sociale.

(*Pamjet e publikuara nga Mero Baze nga hoteli në Ksamil)

 / CNA.al