Çfarë i acaroi Erion Veliajn dhe Mero Bazen
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, me një akt me 175 pika, në 77 faqe, i cili në fakt nuk dihet nga kush është firmosur, nuk ka as vulën e avokatëve, as firmën e vetë kryebashkiakut të Tiranës.
Dokumenti i printuar ka shkuar direkt në zyrën e Mero Bazes, i cili është kthyer në avokatin publik të Erion Veliajt dhe sa më shumë mbron Mero Erionin, aq më shumë ky i fundit mbytet.
Mero po kalon një pleqëri i vetmuar dhe i vuajtur, Erioni ndodhet në burg, mesa duket po i qajnë hallet e tyre, njëri duke pirë raki dhe Royal Salut 25 në burg e tjetri duke bërë moral tavolinave e me shkrime mjerane, por morali i Meros është fiks si ai i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet.
Në letrën e gjatë Erioni kishte shumë pika. Më pas kërceu Mero me editorial, filluan mediat e tyre.
Dukej një humbje kontrolli, një acarim, Mero shumë nervoz dhe i shqetësuar se po i sulmonin fëmijët, të cilët janë burra të rritur, kur nga ana tjetër Mero Baze nuk ka lënë fëmijë të kurrkujt pa sulmuar, gra, burra, në mënyrën më banditeske, si një “terrorist” mediatik, sepse ai mund të tallte dhe njerëzit trembeshin se ai i vendoste tek Antena brenda familjes.
Në fakt, Mero duhet të kuptojë se nuk ia ndjen askujt për të dhe është kthyer veçse thjesht si një portal gjobaxhi për të mbrojtur qindra mijëra eurot, të paguara nga Arbër Veliaj, apo pronat e përfituara pasi janë sulmuar ndërtuesit dhe këto në CNA janë raportuar me fakte.
Le të shohim se çfarë ka ndodhur.
Ishte një acarim. Letrës me pika të Erion Veliajt iu bashkëngjit menjëherë Mero Baze, duke akuzuar prokurorin Ols Dado se kishte urdhëruar që t’i sulmoheshin fëmijët.
Në fakt, ishte acaruar Mero, sepse CNA kishte shkruar për djalin e tij, por ky nuk është shkrimi i parë që kemi bërë për të treguar se Mero Baze është një gazetar që qelb erë.
Ne i kemi nxjerrë muaj e muaj më parë pronat, pasuritë e tij, sulmet që ka bërë.
Shkrimet tona për Erion Veliajn apo Ajola Xoxën janë përpara sesa SPAK-u dhe Ols Dado me Altin Dumanin ta merrnin nën hetim. Edhe investigimet tona në lidhje me OJF-të edhe raportimet në lidhje me Erion Veliajn, edhe shkrimet për inceneratorët, “5D”-në famoze etj.
Por nuk besojmë që kemi qenë ne acarimi i Meros, sepse ky i fundit e di mirë që përballja do të shkojë deri në fund, ne nuk do t’ia lëmë, ndoshta nuk kemi çfarë maske t’i çjerrim se ai nuk mban dot as maskë, atë thjesht mjafton ta shohësh në fytyrë për të kuptuar me kë ke të bësh.
Pastaj lloji i prostitutës mediatike si Mero s’ka nevojë as për sulm, sepse as në semafor nuk i pranon më asgjë askush kur kërkon 30 euro për frymoren e radhës.
Jo më kot Ylli Rakipi e quan “terrorist”. Dikujt i duket si një bandit në media që ka vënë një çorape në kokë për të grabitur, për të sulmuar, për të fyer, për të mashtruar, për të shantazhuar. Por vlen më pak se morali i punonjëseve të semaforit.
Tani që po e hedh edhe Edi Rama në koshin e plehrave, pasi e ka keqpërdorur si letër higjienike, Mero acarohet më shpesh, megjithëse është në moshë që duhet ta mbanin më shumë nervat, duhet të kishte më shumë kontroll.
Ama nuk është përmbajtur dot, është acaruar më keq se Erion Veliaj, është acaruar nga halli i fraksionit, është acaruar nga dosja hetimore e Erion Veliajt që është një dosje e dytë dhe nuk ka lidhje me të parën dhe 13 akuzat e çuara në gjykatë.
Fraksioni mesa duket i ka tërbuar sepse këtë e përmend edhe Erion Veliaj në pikat e tij.
Ka acaruar Erionin, ka acaruar Arbrin që paguan paratë ende lart e poshtë, ka acaruar Meron dhe disa mjeranë që kanë ngelur tek Erioni, pasi janë shumë pak, ndoshta sa gishtat e dorës, se shumica e kanë lëshuar dhe nuk duan t’i shohin më surratin.
Ata pretendonin se në burg do të ishte më dinjitoz në përballjen me drejtësinë, por kur shohin që kanë të bëjnë me një kalama, i cili mbështetet te një “terrorist mediatik”, një mashtrues publik që kujton se duke bërë avokatin e Erion Veliajt do të shpëtojë milionat e eurove që i ka vënë në emrat e çakërrit apo të gagaçit të tij.
Mero Baze nuk po bën asgjë tjetër thjesht po na tregon se janë shumë të acaruar dhe sa më shumë e acaruar të jetë mendja e “terroristit mediatik” të Erion Veliajt aq më mirë duket se po ecin hetimet dhe puna e prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado, në lidhje me çështjen “Veliaj” dhe fraksionet e dosjes së tij.
Sa më tepër i shikojmë zagarët mediatikë që janë në listëpagesat e Arbrit dhe inceneratorët të ulërijnë për gjoja shkelje të drejtash apo të qajnë hallin se po sulmohen padrejtësisht, aq më mirë duket se po shkojnë hetimet për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ndaj janë acaruar kaq shumë sepse po zhyten edhe më thellë./ Marrë nga "CNA.al"


