Meloni: Nëse duam të arrijmë paqen, duhet ta bëjmë të bashkuar

Kryeministrja e italisë Giorgia Meloni gjatë takimit në SHBA theksoi trimërinë ukrainase në fushën e betejës në pengimin e përparimeve ruse dhe unitetin që nevojitej për t’i mbështetur ata në këtë drejtim.

Meloni u shpreh se të gjithë duan të arrijnë paqen dhe nëse duhet të garantohet drejtësi, duhet që ta bëjnë të bashkuar.

"Nëse duam të arrijmë paqen dhe nëse duam të garantojmë drejtësi, duhet ta bëjmë të bashkuar.

Padyshim që mund të mbështeteni te Italia - siç ishte që nga fillimi, ne jemi në anën e Ukrainës.

Do të flasim për shumë tema të rëndësishme.

E para është garancitë e sigurisë, si të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri, që është parakushti i çdo lloj paqeje.

Jam i lumtur që do të fillojmë nga një propozim, i cili është modeli i Artikullit Pesë [të NATO-s]," tha Meloni.