Takimi me Zelenskyn, Trump: Ukraina do të ketë një lloj garancie për sigurinë e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 19:45
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën.
Udhëheqësi amerikan, duke folur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Zelensky, tha: “Do të ketë shumë, shumë ndihmë kur bëhet fjalë për sigurinë.
Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë mirë.”
“Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t’i ndihmojmë edhe ata.
Do të jemi të përfshirë”, tha Trump.
