“Të shtojmë presionin mbi Rusinë”/ Merz: Negociatat do të jenë të komplikuara, duam armëpushim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 21:25
Kancelari gjerman Friedrich Merz, tha se po punohet për një armëpushim.
Merz theksoi se mbi Rusinë po ushtrohet presion.
“Rruga është hapur tashmë, por për negociata të komplikuara.
Do donim të shihnim një armëpushim.
Le të punojmë për këtë dhe le të vendosim presion për Rusinë.
Të paktën të arrijmë një armëpushim.
Do doja të shihja një armëpushim në takimin e ardhshëm”, theksoi Merz.
