Zelenskyy largohet nga ambasada ukrainase, niset për në Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 19:17
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lënë ambasadën ukrainase në Uashington dhe është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë.
Udhëheqësi ukrainas do të takohet me Donald Trump, vetem tre ditë pas vizitës së Vladimir Putin në SHBA.
Mbërritja e tij do të vijë pas asaj të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s, përfshirë Sir Keir Starmer.
