FOTO/ Zelenskyy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Donald Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 19:20
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është pritur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas mbërritjes së liderëve europianë dhe të NATO-s.
Zelenskyy do të ulet në Zyren Ovale së bashku me Donald Trump dhe JD Vance, duke shpresuar të shmangë përsëritjen e incidentit të papritur të shkurtit, shkruan Sky News.
Trump e përshëndeti Zelenskyy jashtë makinës, duke i shtrirë dorën dhe duket se shkëmbyen disa fjalë.
Më pas, të dy u përballën me median, duke buzëqeshur, por nuk pranuan pyetje.
Në një moment, Trump vendosi dorën rreth shpatullave të Zelenskyy përpara se të hynin brenda në ndërtesë.
