Macron: Po punojmë për paqe afatgjatë, takimi trepalësh e vetmja mënyrë

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin.

Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë, duke theksuar se garancitë e sigurisë janë të nevojshme për të siguruar paqen.

“Të gjithë rreth kësaj ravoline, janë për paqe.

Kemi punuar për një paqe afatgjatë.

Ideja e një takimi trepalësh është e vetmja mënyrë për ta zgjidhur.

Kur flasim për garancitë e sigurisë, flasim për sigurinë e të gjithë Evropës.

Evropa do ketë anën e saj në këto garanci të sigurisë.”, theksoi Macron.