Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq/ Softa: E rëndë, ngjarje të tilla po përsëriten. Shoqëria sikur po mësohet me...

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se vrasja e 14-vjeçarit në Maliq nga bashkëmoshatari i tij është një ngjarje shumë e rëndë dhe se fatkeqësisht ngjarje të tilla po përsëriten.

Softa: Ngjarja është shumë e rëndë.

Fatkeqësisht ngjarje të tilla po përsëriten.

Edhe sikur shoqëria po mësohet me lajmin dhe kjo është fatkeqësi.

Fatkeqësia më e madhe është e prindërve të atyre që e përjetojnë, të afërmve dhe të atyre që e njohin.

Pastaj secili sigurisht shkon tek mëndja e fëmijëve të tij dhe ky lloj shqetësini ndihet për aq kohë sa largimi nga shtëpia, qëndrimi në punë, etj i krijojnë këto problematika të pasigurisë dhe të përfshirjes së fëmijëve në këto konflikte.

Mosha më delikate është 14-15 vjeç.

Dhe po të shikojmë statistikat të paktën nga OBSH 1 në 4 përfshihen në konflikt.

Dhe Shqipëria është në vend të katërt në vendet e BE për numrin e përplasjeve fizike që kanë adoleshëntët e kësaj moshe.