VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Bushat, ndërron jetë një person, dy të lënduar rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 12:41
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e regjistruar në aksin Shkodër-Bushat.
Raportohet se një prejt të plagosurve nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Nga përplasja e kamionit me mjetin janë plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e identitetit të viktimës dhe arsyes së ngjarjes tragjike.
