Pl*gosja e Ari Kodrës/ Katër të arrestuarit dalin para Gjykatës së Korçës, detyrim paraqitje për tre prej tyre

 Në Gjykatën e Korçës është mbajtur sot seancë për caktimin e masës së sigurisë për 4 personat e arrestuar në lidhje me plagosjen e 27-vjeçari, Ari Kodra.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve.

Në masën detyrim paraqitje janë lënë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Autorit të plagosjes, Aleks Qiqi mësohet se masa e sigurisë do ti komunikohen në spital. Pas plagosjes së 27-vjeçarit, 4 të arrestuarit kanë reaguar duke goditur Qiqin i cili mbeti edhe ai me dëmtime

Ngjarja është regjistruar pasditen e 15 gushtit në fshatin Mollaj të Korçës. I riu, Ari Kodra u plagos me thikë nga Aleks Qiqi. Autori u vendos në pranga në banesën e tij ku është gjetur i plagosur. Mësohet se autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe është i dënuar për disa vepra penale mes të cilave për drogë. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi.