VIDEO/ Drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohen dy shtetas në Berat
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur dhe shtetasve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar dy shtetas për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Policia ka ndëshkuar me masa administrative: dy drejtues mjeti për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; 194 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara; 36 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 57 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse; 10 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara; 410 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 183 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Beratit po vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

