Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 13:23
Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij në Këlcyrë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.S., dyshohet se është vetëvrarë me pistoletë.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Këlcyrë/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
