VIDEO+FOTO/ Shpëtohen 14 turistë të huaj, u bllokuan në “Kanionin e Langaricës” në Përmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2025, 20:03
Në monumentin e natyrës “Kanioni i Langaricës” u shpëtuan sot 14 turistë të huaj, të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura informoi sot se turistët u shpëtuan falë bashkëpunimit mes Policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse.
“Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Gjirokastër, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve e më pas kanë organizuar aksionin e shpëtimit”, theksoi AKZM.
