Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste e cila ishte duke fluturuar me parashutë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në Lungomare.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca.

Turistja është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.

Mësohet se ka përplasja ka marrë dëmtime të lehta.