Media gjermane: Trump përjashton "dadot" europianë të Zelenskyt nga takimi në Zyrën Ovale

Koomentatori i njohur politik Hans Mahncke ka postuar një mesazh në rrjetin X, ku thotë se në takimin e pritshëm mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën, 18 gusht, përfaqësuesit europianë, të cilët ai i cilëson si dadot të liderit ukrainas, nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në dhomën e bisedimeve. Ata do të përfshihen vetëm më vonë gjatë një darke joformale.

Mahncke e cilësoi këtë si një “poshtërim epik për evropianët”, duke shtuar tensionet për rolin që Bashkimi Evropian po luan në raport me krizën në Ukrainë dhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga burime zyrtare apo media të mëdha ndërkombëtare, por komenti ka ndezur debat rreth raportit të ftohur mes Uashingtonit dhe disa prej liderëve europianë.

“Sipas gazetës gjermane Bild, dadot evropiane të Zelensky-t nuk do të lejohen në dhomë kur Zelensky të takohet me Trump dhe do të përfshihen vetëm më vonë në darkë. Një tjetër poshtërim epik për evropianët.”- shkruan Mahncke