U kap duke shpërndarë k*kainë me makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 19:30
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia. Sipas mediave të huaja i riu shqiptar besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.
Konkretisht i riu është arrestuar teksa po qarkullonte me një automjet.
Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.
Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë.
