SEZONI I STUHIVE NË ATLANTIK! Uragani “Erin” i drejtohet Karaibeve. Lëviz drejt veriut
Uragani Erin po afrohet drejt ishujve të Atlantikut, duke përhapur frike te banorët të sfiduar jo pak herë nga përmbytjet. Falë rënies së shpejtësisë së erës ai po lëviz ngadalë në drejtim të veriut, por autoritet kanë paralajmëruar për pasoja të mëdha.
Shtetet përgjatë Atlantikut në Amerikë janë në alarm nga Uragani Erin.
Stuhia e cila ndodh pothuajse çdo sezon, raportohet se u ul në kategorinë 3 të dielën në mëngjes, vetëm 2 ditë pasi u intensifikua në një ciklon te rrezikshëm të kategorisë 5.
Qendra kombëtare e uraganeve ne SHBA, tha se stuhia u qetësua në juglindje të ishullit Grand Truk, falë rënies së shpejtësisë së erës.
Ajo raportohet se po lëviz në drejtim të veri-perëndimit me gati 22km/h dhe pritet të marrë drejtim drejt veriut.
Autoritet bënë me dije se gjatë fillimit të javës dhe mesit të saj, stuhia do të trazojë detin pranë disa ishujve, si Leeward veriorë, Ishujve Virgjër, Porto Rikos, Hispaniolës dhe Ishujve Turks dhe Caicos.
Ndërsa dallgët e mëdha pritet të përhapen në Bahamas, Bermuda, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Mbi 500 qendra strehimore janë në gatishmëri të banorëve, pas paralajmërimit për stuhi tropikale, me pasoja të mëdha.
Qeveria amerikane ka vendosur më shumë se 200 punonjës nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave si masë paraprake, ndërsa situata po monitorohet me kujdes.
Erin është stuhia e pestë për këtë sezon ne Atlantik. Gjatë intervalit kohor prej 1 qershorit deri me 30 nëntor regjistrohen 6-10 uragane, të cilat në jo pak raste kanë kërcënuar jetët e banorëve në ishuj.

