"Putin ka shumë kërkesa..."/ Zelenskyy: Shkëmbimet territoriale janë të pamundura sipas kushtetutës së Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u shpreh se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të arritur paqen. Zelenskyy thotë se Putini ka shumë kërkesa, por Ukraina dhe Brukseli nuk nuk i dinë të gjitha dhe theksoi se do të duhet kohë për t’i shqyrtuar të gjitha.
Ai thotë se kjo është e pamundur të bëhet tani, nën presionin e luftimeve, kështu që një armëpushim është i nevojshëm për të punuar shpejt për një marrëveshje përfundimtare. Si rezultat, negociatat e vërteta që fillojnë aty ku ndodhet vija e frontit aktualisht janë të nevojshme.
Zelensky thekson edhe një herë se kushtetuta ukrainase e bën të pamundur heqjen dorë nga territori - dhe kjo duhet të diskutohet vetëm nga udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë në një samit trepalësh. Duke vazhduar më tej, ai thotë se është gjithashtu e rëndësishme që SHBA-të të bien dakord të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, krahas Evropës.
“Na duhet që siguria të funksionojë në praktikë si Neni 5 i NATO-s”, shton ai, duke iu referuar direktivës së NATO-s që anëtarët do të mbështesin anëtarët e tjerë të NATO-s nëse sulmohen.
