DOKUMENTI/ Në Alaskë, Trump i dhuroi Putinit statujën e shqiponjës, e planifikuar edhe një drekë, por që u ...
Një broshurë protokollare 7-faqëshe, e hartuar nga Zyra e Protokollit të Shtëpisë së Bardhë, ka zbuluar detaje nga samiti i zhvilluar në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Dokumenti parashikonte jo vetëm axhendën e takimit, por edhe dhuratat që do të shkëmbenin dy liderët.
Presidenti Trump kishte përzgjedhur për homologun e tij një statujë të shqiponjës, simbol i stemës zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Dhurata ishte menduar për t’u vendosur në tryezën e punës së presidentit rus në Kremlin.
Nga ana tjetër, protokollet e të dyja palëve kishin përgatitur dhurata përkatëse, duke respektuar traditën e shkëmbimeve ceremoniale në takime të këtij niveli.
Në broshurë përfshihej edhe menuja e një dreke solemne, e planifikuar në Bazën e Bashkuar “Elmendorf-Richardson” në Ankorazh, e cila do të shërbehej për nder të presidentit të Rusisë. Megjithatë, pas konferencës për shtyp, dreka u anulua dhe delegacionet u larguan nga Alaska.
Sipas dokumentit, dreka do të niste me sallatë jeshile të shoqëruar me përzierje shampanje-mustardë-mjaltë, për të vijuar me fileto viçi të shoqëruar me salcë piper e konjak, si dhe një gatim tradicional të Alaskës me gjuhëz, qepë e verë të bardhë. Menuja do të mbyllej me ëmbëlsirën klasike “crème brûlée”.


