Samiti online i “Aleancës për Ukrainën” me Zelenskyyn, Macron: Po hartojmë strategjinë para vizitës në Uashington
Samiti online i liderëve të “Aleancës së të Gatshmëve”, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nisur. Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe në të marrin pjesë edhe liderët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe vendeve të tjera aleate.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Macron falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit që iu bashkuan nga Australia dhe Japonia, përpara se të paraqiste rendin e ditës së diskutimit.
“Qëllimi ynë është të përpilojmë një strategji të përbashkët në funksion të vizitës së Presidentit Zelensky në Uashington, që zhvillohet nesër,” tha Macron.
Sir Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Friedrich Merz shihen gjithashtu në videokonferencë me Zelenskyn në të majtë të nga Ursula von der Leyen.