Trump-Putin, takim pa marrëveshje/ Çobani: 2 drejtues që kanë mundësinë të vendosin mbi fatin e botës
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Genc Çobani komentoi takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, duke e cilësuar si një zhvillim të pritshëm që reflekton ambiciet e tyre për të ndikuar në fatet e botës.
" Në të vërtetë nuk përbën ndonjë befasi fakti që zoti Trump dhe Putin janë takuar. Në fund të fundit janë drejtues të dy vendeve për mirë apo për keq, me ulje apo me ngritje i kanë ato konceptet perandorake, atë idenë që kanë të drejtë të vendosin për fatet e botës.
Nuk është e saktë, nuk është e drejtë, nuk të jep atë idenë apo ndjesinë e drejtësisë po ja që kjo është e vërteta.
Edhe Putin edhe Trump, pavarësisht se ky i fundit u shfaq si një gjysëm avokat i Ukrainës, në fund të fundit bëri shumë lëshime ndaj Putin, pikërisht ato që Putin ka dashur të fitoj që nga fillimi i luftës, ndërkohë që BE-ja ka qenë totalisht kundër kësaj", u shpreh Çobani.
