Zjarret në Delvinë/ Ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 15:30
Situata e zjarreve në vend është alarmante ndërsa në Delvinë është situatë e rënduar.
Prej disa orësh Delvina po përballet me vatra të shumta zjarri ndërsa ështe dashur ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve të cilat po djegin fshatra të tërë.
Mësohet se një avion Canadair italian ka ndërhyrë nga ajri. Nga pamjet shihet avioni i cili po shkon në vendngjarje. Situata ka qenë alarmantë që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku flakët u afruan pranë puseve të naftës dhe spitalit të qytetit.
Nga flakët janë djegur banesa të shumta ndërsa shumë banorë nuk kanë pranuar të largohen duke rrezikuar jetën. Disa prejt tyre kanë përfunduar duke marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit.
