Vijon situata kritike në Delvinë, zjarri kërcënon sërish depozitat e gazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 14:41
Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”.
Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.
Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë.
Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhua nga zjarrfikësit.
Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.
