VIDEO/ Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen pranë zonave të banuara në lagjen Kasapaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 11:36
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Delvinës, në vendin e quajtur lagjia Kasapaj.
Flakët ndodhen shumë pranë zonave të banuara dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në këtë moment, duke rrezikuar banesat dhe jetën e qytetarëve.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është vështirësuar nga terreni i thyer dhe i pakalueshëm, duke bërë më të komplikuar kontrollin e zjarrit.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve, mbi zonë janë parë dy helikopterë zjarrfikës, të cilët pas një kohe u larguan, ndoshta për t’u furnizuar me ujë dhe për të vijuar më pas operacionet e shuarjes.
