Zjarrfikësit ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrëfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

Ata janë mbështetur nga ajri, dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.