EMRAT/ Aksident i rëndë në Konispol, përplasen dy motoçikleta, humb jetën një person

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku përplasja e dy motoçikletave ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi.

Shtetasi Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.

Forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, duke bërë dokumentimin dhe hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.