Zjarret në Gjirokastër shuhen totalisht, situata nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 09:44
Pas ditësh luftë me flakët e zjarreve që kishin përfshirë disa zona malore në rrethin e Gjirokastrës, autoritetet njoftojnë me lehtësim se zjarret janë shuar plotësisht.
Operacionet e zjarrfikësve dhe përpjekjet e vullnetarëve kanë bërë të mundur kontrollimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive të zjarrit.
Sipas burimeve zyrtare, nuk raportohet asnjë viktimë, ndërsa dëmet materiale janë në proces vlerësimi.
Stafi i emergjencave lokale dhe forcat e zjarrfikësve do të vazhdojnë të monitorojnë situatën për të parandaluar çdo rrezik të ri dhe për të siguruar që nuk do të ketë rinisje të flakëve.
